19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePalmer / Edhe kompanitë amerikane ndihmojnë në luftën ndaj coronavirusit në Maqedoninë...

Palmer / Edhe kompanitë amerikane ndihmojnë në luftën ndaj coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

“Krahas ndihmës financiare nga SHBA-ja, e cila besoj se deri më tani arrin 1,2 milionë dollarë, edhe kompanitë amerikane ofrojnë ndihmë për Maqedoninë e Veriut në përballje me Kovid-19”.

Këtë e deklaroi përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për Zërin e Amerikës. Ai shtoi se “CocaCola”, “Microsoft” dhe shumë kompani tjera amerikane të cilat kanë biznes në Ballkan, dalin me kontribut të tyre.

Ai gjithashtu shtoi se Oda Tregtare Amerikane punon që ta koordinojë përgjigjen dhe të sigurojë burime të ndryshme në asistim.

“Jam i bindur se SHBA-ja do të vazhdojë të sigurojë ndihmë financiare dhe asistim për miqtë, partnerët dhe aleatët tanë, me qëllim që të bashku ta kalojmë këtë dhe të dalim më të fuqishëm”, deklaroi Palmer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments