19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFitore Pacolli Tha se nëna e Haradinajt u shërua jashtë vendit me...

Fitore Pacolli Tha se nëna e Haradinajt u shërua jashtë vendit me paratë e shtetit, Selmanaj për Pacollin: Ka shizofreni politike

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, i ka reaguar ashpër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila mbrëmë në një emision televiziv kishte deklaruar se qeverisjet e kaluara kanë shkatërruar sistemin shëndetësor në vend, duke shtuar se edhe të afërmit e tyre, kryeministrat i kanë dërguar për shërim jashtë vendit. Këtu Pacolli përmendi nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kur minsitri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë”, kishte thënë Pacolli.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar deputeti Selmanaj, i cili në një postim në faqen zyrtare në Facebook e ka quajtur femër të padenjë, të pashpirt e gjuhëhelm Pacollin.

news image

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments