3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPakistani nis shitjen e vaksinave anti-Covid në farmaci: Lehtësirat, por edhe problemet...

Pakistani nis shitjen e vaksinave anti-Covid në farmaci: Lehtësirat, por edhe problemet që sjell kjo qasje

Pakistani ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të Covid-19. Vendi është goditur nga vala e tretë e virusit ku numri i infeksioneve është rritur, shtretërit në spitale janë mbushur, ndërsa programi i qeverisë për vaksinimin po përparon ngadalë për shkak të dërgesave të vonuara dhe furnizimeve të kufizuara.

Për shkak të kësaj gjendje, Pakistani lejoi sektorin privat të importojë dhe të shesë vaksina, informon abcnews.al.

Shitjet e para të vaksinës ruse Sputnik në farmaci shkaktoi tërbim, ku njerëzit rendnin drejt qendrave të vaksinimit dhe qëndronin me orë të tëra në radhe për t’u vaksinuar.

Një nga importuesit më të mëdhenj është kompania private farmaceutik AGP Pharma, e cila ka siguruar 50,000 vaksina Sputnik në dy doza. Kompanitë e tjera dhe spitalet private janë në proces të aplikimit dhe marrjes së porosive.

Qeveria ka siguruar  1.56 milion vaksina, të gjitha nga Kina. Që nga shkurti deri më tani janë vaksinuat rreth 1 milion njerëz mbi moshën 50 vjeç, duke lënë kështu 238 milion banorë të tjerë në pritje, sipas shifrave zyrtare.

Nga ana tjetër, vaksinat e siguruara nga privati janë të hapura për të gjithë, dhe shumë njerëz shpresojnë që të vaksinohen në klinika private, informon abcnews.al.

Shitjet e vaksinave nga farmacitë kanë ngritur shqetësime në lidhje me çmimet dhe aksesueshmërinë, duke qenë se pabarazia sociale ka lëshuar rrënjë thellë në vend. Shumica e shitjeve po ndodhin në qytete të mëdha dhe mbeten të paarritshme për banorët e zonave rurale. Dhe çmimi është shumë i lartë ngase mund ta përballojë populli i Pakistanit.

Vaksina Sputnik aktualisht kushton 80 dollarë për dy doza, sipas Autoritetit Rregullator të Barnave të Pakistanit (DRAP).

Ky është katërfish i çmimit të tregut ndërkombëtar, i cili është më pak se 20 dollarë për dy doza, sipas prodhuesve të vaksinave, informon abcneës.al.

Pakistani është zotuar të importojë tre milion doza të tjera të vaksinës CanSinoBio të Kinës këtë muaj. Rusia gjithashtu njoftoi se brenda këtij muaji do të furnizojë Pakistanin me 150,000 doza të vaksinës Sputnik. Nuk është e qartë nëse vaksinat Sputnik dhe CanSinoBio janë donacione ose blerje.

Gjithashtu Pakistani po pret më shumë se 17 milion doza të vaksinave të caktuara nga COVAX, një iniciativë globale për ndarjen e vaksinave me çmim të ulët ose falas për vendet me të ardhura më të ulëta, informon abcnews.al.

Për shkak të vonesave të mëdha nga COVAX dhe mbërritja e ngadaltë e vaksinave ruse dhe kineze, qeveria e Pakistanit ka lejuar sektorin privat të ndërhyjë. Kompanitë dhe spitalet private duhet të plotësojnë një kërkesë te rregullatori i vendit. Dokumenti i dhënë do t’i lejojë  ata të importojnë dhe shesin vaksina.

Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla, përfshirë këtu edhe ndalimin e shitjes së vaksinës në tregun me pakicë./e.b-abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments