12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmePAGUAJ TATIME NË SHBA, MOHOJ DYSHIMET E PUBLIKUARA NGA DEPARTAMENTI I SHTETIT,...

PAGUAJ TATIME NË SHBA, MOHOJ DYSHIMET E PUBLIKUARA NGA DEPARTAMENTI I SHTETIT, THOTË ANGJUSHEV PAS VËNJES NË LISTËN E ZEZË

Ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev thotë se nuk ka arsye për të kufizuar hyrjen e tij në SHBA, pasi Departamenti i Shtetit e shpalli atë person të padëshiruar sot në SHBA.

Në një deklaratë pas emërimit të sotëm nga Departamenti i Shtetit, Angjushev thotë se katër vjet pas tërheqjes së tij të vetëiniciuar nga Qeveria, nuk ka asnjë proces gjyqësor për asnjë segment të punës së tij, për arsye që nuk ka bazë për këtë. Më tej, ai thotë se në Maqedoni ka të punësuar 1000 njerëz dhe derisa ishte zëvendëskryeministër, kompanitë e tij kanë shënuar vetëm rënie dhe humbje, gjë që është e regjistruar edhe në shërbimet financiare shtetërore.

“Kam kompani në Britaninë e Madhe, Gjermani, Holandë dhe SHBA dhe jam taksapagues amerikan, pra paguaj taksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam partner dhe bashkëpunëtor me subjekte të rëndësishme ekonomike dhe individë në SHBA. Derisa isha zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, fuqimisht kam avokuar dhe punuar për anëtarësimin e vendit në NATO, kam përkrahur anëtarësimin e saj në BE dhe ende i përkrah të gjitha aktivitetet që ndërmerren në atë drejtim. I mohoj me forcë të gjitha dyshimet e shprehura në dokumentin e publikuar nga Departamenti i Shtetit i nderuar dhe dua të njoftoj se do ta apeloj vendimin dhe do të përdor të gjitha mjetet juridike të specifikuara në vetë dokumentin në drejtim të tërheqjes së këtij vendimi, të cilin e konsideroj të panevojshme në kuadër të angazhimeve ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për luftën kundër korrupsionit”, tha Angjushev në një deklaratë.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur sot ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev si person të padëshiruar në SHBA për, siç thuhet në njoftim, pjesëmarrjen e tij në korrupsion të theksuar.

Departamenti i Shtetit thotë se pasi zëvendëskryeministri Angjushev ka keqpërdorur pozitën e tij për të mirën e interesave të tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut maqedonas në institucionet qeveritare. Angjushev ishte zëvendëskryeministër për çështje ekonomike nga 1 qershori 2017 deri më 3 janar 2020, në qeverinë e Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments