Për shkak dëmtimit të buxhetit të komunës, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj inspektores 60 vjeçare.
“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 60 vjeçares L.T. nga Kumanova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorimit të pozitë dhe autoritetit zyrtar”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se është dëmtuar buxheti i komunës me 498 503 denarë.
Raportohet se e dyshuara, si inspektore ndërtimore në Kumanovë, pasi ka kryer ka konstatuar se një objekt në Kumanovë është ndërtim pa leje, ka shfrytëzuar buxhetin e komunës për rrënimin e këtij objekti, në vend që e njëjta të bëhet nga subjekti juridik.