Pa ndihmën shtetërore, shumica e komunave do të falimentonin

32

Pa para nga thesari i shtetit, komunat në vend nuk mund të funksionojnë. Rreth 76 për qind e buxheteve komunale financohen nga buxheti qendror, dhe vetëm gjashtë për qind e buxhetit komunal është nga paratë e mbledhura nga taksat. Në plan afatgjatë, ekziston rreziku që komunat të mos kenë vetë-qëndrueshmëri, sipas një analize të Institutit për Kërkime Ekonomike “Finance Think”. Kryetarët e komunave duhet të bëjnë çmos për të mbledhur taksat më mirë, por edhe për të investuar më shumë në projekte në komunat e tyre.

Një e treta e komunave janë të varura, që është më shumë se 80 për qind dhe arrin në 96 për qind. Komunat duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbledhur të ardhurat e tyre tatimore, por gjithashtu fondet që i kanë në dispozicion duhet t’i investojnë më shumë në komponent zhvillimor. Për momentin, ai komponent nuk është i mjaftueshëm ndërsa është sukses kyç që komunat të bëhen të qëndrueshme në të ardhmen – u shpreh Bllagica Petreski- “Finance Think”.

Analiza tregoi se komunat më të mëdha kanë të ardhura më të larta nga marrja e kompensimeve për lëshimin e lejeve të ndërtimit. Në komunat ku ka pasur zgjerim ndërtimor, ka arritur që 25 për qind e buxhetit të jetë nga mbledhja e kompensimeve të lejeve të ndërtimit. Nga instituti thonë se në afat më të gjatë kryetarët e komunave do të duhet të përgatiten të heqin dorë ose ta zvogëlojnë dhënin e lejeve ndërtimore që qytetet të jenë më të gjelbër dhe më human.