8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeASH / BDI DERISA PREMTON JETË, PROKLAMON VDEKJE NË HAPJEN E SHTABIT...

ASH / BDI DERISA PREMTON JETË, PROKLAMON VDEKJE NË HAPJEN E SHTABIT NË ÇAIR!

Armët simbolizojnë vdekjen dhe pikërisht hapja e shtabit me të shtëna armësh nga ana e militantëve të BDI-së flet për mënyrën se si kjo parti synon fitoren; me kërcënime, presione, manipulime e frikë! Dënojmë ashpër përdorimin e armëve dhe kërkojmë nga Prokuroria të ngrit hetim për veprën penale përdorim i paautorizuar i armëve të zjarrit në tubime publike. Kërkojmë përgjegjësi edhe nga organizatorët e tubimit, pra partinë në fjalë për rrezikun që u kanosej qytetarëve nga plumbat e hedhur në ajër. Fatkeqësisht praktika e deritanishme tregon se ne kemi pasur shumë raste të plagosur apo të vrarë edhe nga plumbat qorre, prandaj nuk guxojmë të lejojmë raste të tilla të ndodhin dhe të kalojnë pa u dënuar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments