11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionOpozita shqiptare dështon keq me fotomontazhet kundër Artan Grubit (FOTO)

Opozita shqiptare dështon keq me fotomontazhet kundër Artan Grubit (FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka informuar se emri i tij po keqpërdoret për shpifje nga opozita shqiptare, aq më tepër me fotomontazha amatore.

Grubi shkruan se opozita po tregon analfabetizëm dhe po del qesharake, teksa nuk merret me projekte konkrete por merret me veprime të tilla të një niveli të ulët.

Ai poshtu ka potencuar se pavarësisht sulmeve, kjo qeveri po kryen me sukses projekte madhore për vendin dhe qyetetarët, për dallim nga shpifësit të cilët me vite të tëra kanë qëndruar në vend numero.

Reagimi i plotë:

Sa turp! Ska pikë burrnie mo.

Tre vjet gënjeni çdo ditë, ndẽrsa ne, në këto tre vjet bëjmẽ punë sa ju as pẽr 30 vjet nuk i keni bëni dot dhe i keni mashtru njerẽzit.

Analfabetizẽm, smirẽ, ligẽsi, poshtërsi, as edhe fotoshopin s’dijnë ta bëjnë.

Dilni me projekte, propozoni ide, realizoni atë që e keni premtuar dhe bëni punën për të cilën jeni zgjedhur, lenì pallavrat me të cilat keni mbijetuar në skenën politike duke mashtruar njerëzit, duke ua uzurpuar jetën dhe duke marrë në qafë gjenerata të tëra.

Hajde matemi me punë, se me dallavera, improvizime, mashtrime, vjedhje, më fitoni, ua pranoj!

Inicialet e mia janẽ AG, jo AR, tregojuni se bëhen rezil në sytë e botës, lerë që gënjejnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments