13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionMexhiti – Kasami - Gashi: Nuk po ndërtohen spitale, shkolla, salla sportive,...

Mexhiti – Kasami – Gashi: Nuk po ndërtohen spitale, shkolla, salla sportive, Artan Grubi po hap tre rrjete të reja të kazinove

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në emër të frontit opozitar shqiptarë akuzoi sot BDI-në dhe zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi se me hapjen e tre kompanive të reja të bixhozit online, po fut kazinotë në familjet shqiptare.

Mexhiti tha se në kohën kur nuk ka asnjë shpallje për spitale të reja, shkolla, kopshte, salla sportive, qeveria do të krijojë tre kompani të reja të kazinove.

“Biznesi i kazinove do të hyjë në shtëpitë tona, biznesi i kazinove do të hyjë në shkollat tona, biznesi i kazinove do të hyjë në objektet tona fetare”, theksoi Mexhiti duke shtuar se vendimi është miratuar nga Qeveria, i nënshkruar nga Artan Grubi, njeriu që qëndron pas çdo kazinoje në vend.

Mexhiti tha se këto kompani të kazinove, të cilat do të jenë kryesisht shtetërore, do të mundësojnë lojërat e fatit në internet, në telefonat, tabletët dhe kompjuterët tuaj të shtëpisë.

“Bixhozi do të hyjë në shtëpitë tona. Nëse deri tash duheshte të shkohet në një kazino, pas këtyre vendimeve të Artan Grubit dhe Qeverisë, kazinoja do të vijë në shtëpinë tuaj, vetëm me disa klikime në internet”, tha kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti para mediave.

Mexhiti informoi se opozita e bashkuar shqiptare e kundërshton fuqishëm këtë përhapje të infeksionit me kazino deri tani në çdo rrugë, tanimë edhe në internet.

“Qeveria po rrezikon të gjithë fëmijët tanë me këtë vendim. Çdo prind do të frikësohet se varësia nga bixhozi këtë here do të hyjë brenda në shtëpi përmes telefonave, tabletave dhe kompjuterëve të fëmijëve tanë sepse ata kalojnë kohën më të madhe në internet”, tha Mexhiti në emër të Frontit Opozitar shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments