7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeOpozita maqedonase paralajmëron bllokime në 15 qytete

Opozita maqedonase paralajmëron bllokime në 15 qytete

Nesër do të ketë bllokime në 15 qytete të Maqedonisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi bllokadën para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00 deri në 16:30 dhe protestë në 15 qytete në Maqedoni nga ora 18:00.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ndaj politikanëve bullgarë për të hequr mosmarrëveshjet dypalëshe nga negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian”, tha Mickoski.

Ai përsëri kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev dhe kërkoi përgjigje në pyetjen se çfarë negociuan diplomatët maqedonas dhe bullgarë në ditët e fundit.

Ai thotë se nëse nënshkruhet një aneks i marrëveshjes ekzistuese me Bullgarinë, VMRO-DPMNE nuk do ta respektojë atë kur të marrë pushtetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments