4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeOpozita e kërkoi Kryeprokurorin në Kuvend! Joveski nuk shkoi me arsyetimin “obligime...

Opozita e kërkoi Kryeprokurorin në Kuvend! Joveski nuk shkoi me arsyetimin “obligime zyrtare”

Nga 5 seanca për pyetje deputetësh, në 3 prej tyre, kryeprokurori Lubomir Joveski nuk ka marrë pjesë. Kjo nuk është në rregull, thotë koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, duke hedhur edhe dyshime se mos kryeprokurori ka frikë të përgjigjet para deputetëve të cilët e kanë zgjedhur.

“A ka frikë të përgjigjet në pyetjet e atyre që e kanë zgjedhur në atë vend, apo ka frikë nga ndonjë pyetje, duket hapur se do të duhet të mendojmë edhe me Rregulloren e re ose me ndryshim të ligjit, që të kenë ndonjë detyrim ose përgjegjësi që të jenë të pranishëm”, tha Micevski.

Deputeti Dimitar Apasiev, propozoi ndryshime ligjore që do të ndëshkonin zyrtarët për mosshkuarje në kuvend, gjë që e kanë obligim ligjor.

“Çdo të enjte ta planifikojë e nëse nuk e bën këtë atëherë ne si Kuvend të sjellim ndryshim të Ligjit për Prokurorinë dhe të vendosim shkelje disiplinore, për mosardhje sipas ftesës të Parlamentit. Është e papranueshme kur figura më me rëndësi politike, Kryeministri gjithë ditën rri këtu, prokurori ose ndonjë drejtor agjencie të mos mund të vijë sepse ashtu do”, u shpreh Apasiev.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, thotë se Joveski nuk ka bërë shkelje, sepse ka njoftuar me shkrim për pamundësinë për pjesëmarrje.

“Absolutisht nuk e ka shkelur Rregulloren sepse ka dorëzuar shkresë, të cilën e keni, ku njofton se për arsye zyrtare nuk ka mundësi të marrë pjesë në seancën e sotme”, tha Misovski.

Neni 27 i Ligjit për prokurorinë parasheh që Prokurori Publik për punën e tij dhe të prokurorisë përgjigjet para kuvendit republikan./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments