Edi Rama: Ndahemi ose ja nga Shkupi, kjo nuk është punë e jona

63

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk jep një qëndrim decid, se nëse Shkupi dhe Tirana duhet të ndahet në procesin eurointegrues.

Ai ka deklaruar, se si Shqipëri i kanë kryer të gjitha detyrat, dhe se nisja e negociatave është çështje formale. Sa i takon ndarjes së të vendeve, ka deklaruar se është punë e Komisionit Evropian.

“Të jemi të qartë, se nuk diskutohet ta konsideroja një çlirim të madh pas kaq kohe pritje tek dera. Na u tha se do hapet dhe dera nuk është hapur. Por edhe nëse nuk hapet nuk do të jem absolutisht i shqetësuar kur nuk u hap herën e parë dhe herën e dytë. Se besoj shumë që ky është një proces që lidhet me ne dhe me vendin tonë dhe me fëmijët tanë. Ne nuk i bëjmë reformat dhe përpjekjet se pse na i kërkojnë në Paris në Berlin apo Bruksel. Por se kjo është e duhura. Natyrisht vetëm duke bërë këtë dhe më shumë në funksion të procesit ne do arrimë tu japim fëmijëve tanë Shqipërinë Evropiane si një shtet anëtar i BE. Ndërsa se kur ndodh me njohjen e punës së bërë nga ne, kjo nuk është detyra jonë. Kjo është detyra e tyre. Ndahet nuk ndahet kjo nuk është e jona por çështje e KE. Është e qartë se vendimmarrja lidhet në këtë situatë me çfarë duan të bëjnë ata dhe jo me çfarë kemi bërë ne. Ne do vazhdojmë ta bëjmë punën tonë. Ne jemi në disa aspekte më para se ata që po negociojnë por kjo nuk do thotë asgjë se ne po bëjmë detyrën. Si të rrisim më shumë kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë. Se çfarë do vijë nga ata do jetë e mirëseardhur. Nëse do vonojë do punojmë dhe do presim deri kur të vijë. Në fund këto janë aspekte formale. Por përmbajtjen nuk na ndalon kush ta pasurojmë. Ne punojmë ngushtësisht me gjermanët. Reforma në drejtësi nuk do ndalojë. Nëse nuk hapen dyert. Reforma do vazhdojë sfida është si ta bëjmë më mirë punën tonë. Ky është fillimi i një rruge të gjatë. Se është bërë sikur në 22 qershor do merret vendimi. Por do na e japin apo jo është çështje kohe”, tha kryeministri Edi Rama në paraqitjen para mediave me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth.