13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeOpozita e bashkuar dalëngadalë po kompletohet/ A do të kemi dy blloqe...

Opozita e bashkuar dalëngadalë po kompletohet/ A do të kemi dy blloqe në zgjedhje te pala shqiptare?

Opozita shqiptare bashkë me Arben Taravarin dalëngadalë po kompletohet. Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku mbrëmë shkuan në Gostivar për tu takuar me Taravarin. Në takim u diskutua për ekipet punuese , mënyrën e daljes në zgjedhje, platforma dhe të tjera. U paralajmërua se gjatë kësaj jave koalicioni do të zyrtarizohet.Sot kishim një takim në të cilën bën konsultimet fillestare që ekipet punese nga të gjithë partitë do të ulen dhe të punojnë në platformën e përbashkët dhe besoj se shumë shpejtë do të sinkronizohet nga të gjitha palët dhe të nënshkruhet këto ditë. Nuk e kemi caktuar ditën, por besoj se këto dy tre ditë do koordinohemi dhe për atë dhe për do detaje tjera rreth organizimit të shtabeve koordinimit të shtabeve edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari, lider i ASH-së.

“Është një fillim i mbarë ka energji pozitive ndihet edhe te votuesit edhe tek qytetarët. Uroj edhe me këtë zell ta përfundojmë këtë proces. T’i hymë dhe ta bëjmë ndryshimin e shumë pritur dhe atë që e presim”, tha Izet Mexhiti, lider i LD-së.

“Besoj se shqiptarët e kanë pritur gjatë këtë edhe me atë që ne arritëm të tejkalojmë vetveten dhe të gjithë keqkuptimet që kemi mundur t’i kemi në të kaluarën. Mesazhi është dhënë dhe qytetarët e kanë pranuar shumë mirë këtë dhe çdo ditë kemi komunikim me shumë faktor të rëndësishëm shoqëror, intelektual, shoqata të ndryshme dhe aktivistë të ndryshëm që në një formë apo tjetër duan të jenë pjesë e këtij ndryshimi”, është shprehur Bilall Kasami, lider i Lëvizjes Besa.Me bashkimin e opozitës pritet që në zgjedhje të ketë dy blloqe shqiptare, por ende nuk është e konfirmuar sepse nuk dihet ende nëse ASH – krahu i Selës do të shkojë vet në zgjedhje. Gjithashtu edhe partitë e reja si PDE dhe Lëvizja Populli ende zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar nëse do të jenë bashkë me BDI-në në të ashtuquajturin Front Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments