15.5 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeO’Brien: Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e marra në bisedimet e...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, thanë të hënën se kanë biseduar në telefon për një gamë çështjesh që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe diskutimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, që ka çuar në mospajtime mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

O’Brien shkroi në rrjetin X, se me presidenten Osmani diskutoi “rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin pakicë serb, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Për Kosovën kjo përfshinë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments