10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNxënësit e klasave të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta nga shtatori me program...

Nxënësit e klasave të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta nga shtatori me program të vjetër

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shfuqizoi konceptin e ri për arsim fillor. Nga shtatori, nxënësit e klasave të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta do të mësojnë sipas programit të vjetër. Historia, gjeografia, biologjia, kimia dhe fizika mbeten si lëndë të veçanta. Por, sa e kanë ndihmuar apo sa e kanë dëmtuar procesin arsimor reformat e njëpasnjëshme në arsim?

Profesori, Satki Ismaili, tha se ndërprerjet e njëpasnjëshme të koncepteve mësimore, ndikojnë negativisht në procesin mësimor.

“Ndryshimet po janë në klasat e 7, 8 dhe të 9 po pritet. Klasat prej të parën deri të gjashtën vazhdojnë me atë koncept. Për fat të keq kemi një ndërprerje e cila nuk guxon të jetë nuk guxon nxënësit të jenë eksperimente të qeverive. Ajo që është brengosëse, nxënësit që kanë përfunduar klasën e gjashtë me konceprin e ri, tani në klasën e shtatë përsëri ka një rikthim të konceptit të vjetër, kush mban përgjegjësi për atë se nxënësit e klasës së shtatë tani do të kenë një vakuum i asaj që ne vazhdimisht po e potencojmë se një gjeneratë nuk është pak dështim. Parashihen ndryshimet, por le të jenë prej klasës së parë ato ndryshime.”, tha Satki Ismaili, mësimdhënës në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi”-Tetovë.

Për të gjitha reformat e dështuara në arsim duhet të mbahet përgjegjësi, tha Ismaili.

“Reforma dhe ndryshime që për fat të keq po paralajmërohen se do të jenë të suksesshme, por jemi pesimist në këtë aspekt. A mbahet përgjegjësi dikush për pushimin pranveror që ishte u tregua i dështuar? A mban përgjegjësi dikush që u dështua koncepti për arsimin fillor, a mban përgjegjësi dikush për atë se u bënë ndryshime librat që tanimë po shpallen të pavlefshëm, lëshimet e mëdha në tekstet shkollore, etj.”, tha Ismaili.

Për të ditur se çfarë reforma i nevojiten arsimit, ministrat që drejtojnë këtë digaster, patjetër duhet të jenë të kësaj fushe, thotë mësimdhënësja tanimë e pensionuar, Merita Abazi.

“Reformat e ndryshme, paramendo prej clirimit e deri më sot, 27-28 ministra të arsimit janë ndërruar dhe asnjëri nuk e ka pasur ditarin në dorë. Duhet ta marrësh Ministrinë e Arsimit nëse je i arsimit, kjo të shtyn të dish se çka duhet të bëhet, këta të gjithë kanë qenë të drejtimeve tjera. Çdo ministër që ka ardh, reforma ka bërë dhe unë nxënësit i shihja si pjesë e eksperimenteve.”, Merita Abazi, mësimdhënëse e pensionuar në “Zef Lush Marku”.

Qeveria shtyu zbatimin e konceptit për arsimin fillor për vitin shkollor 2024/25 sepse integrimi i lëndëve nuk ishte një reformë e pranueshme për një pjesë të madhe të mësuesve të cilët kryesisht reaguan se si do të vlerësonin nëse tre lëndë do të bashkoheshin në një. Prandaj, do të mbetet ajo që është e zbatueshme nga koncepti, por për çdo gjë tjetër do të kërkohet mendim nga mësuesit dhe ekspertët e arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments