3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuri Bajrami pas deklaratës së Zaevit për korrupsionin: Administratorët kanë udhëheqës, ata...

Nuri Bajrami pas deklaratës së Zaevit për korrupsionin: Administratorët kanë udhëheqës, ata janë nga eshaloni i parë

Administratorët nuk mund të jenë të korruptuar pasi që kanë një udhëheqës të eshalonit të parë apo të emëruarve dhe nëse ata bëjnë shkelje ligjore, udhëheqësi mundtë marr masa ndaj të njëjtëve. Kështu deklaroi nënkryetari i Komisionit për antikorrupsion Nuri Bajrami pas deklaratës së kryeministrit, kur tha se korrupsioni është në mesin e administratës dhe jo te funksionarët. Sipas Bajramit asnjë administratorë nuk mund të punojë kokë më vetë pas mos e ditur udhëheqësi.

“Persona zyrtarë janë të zgjedhurit të emëruarit në sektorin publik , por ne nuk kemi kompetenca të drejtpërdrejta në sektorin publik në aspektin të ngritjes së dyshimit për korrupsion, nëse eventualisht nëse ka dyshime konkrete. Nuk është e thanë të veprojmë vetëm ne por mund të veprojë edhe çdo organ tjetër që është në mbrojte të ligjit siç është policia financiare, policia e rëndomtë edhe organet tjera që janë në mbrojtje të ligjit, por kur është në pyetje funksioni administratës brenda për brenda rendi jonë juridik sa i përket të punësuarve nuk është i ndërtuar dhe të punësuarit e 1300 institucioneve janë të pavarur dhe mund të vendosin vetë. Thjeshtë fati i të punësuarve në administratën publike është në duart e të zgjedhurve dhe të emëruarave të eshalonit të parë”, u shpreh Bajrami.

Ditë më parë Zaev tha se korrupsioni nuk është në mesin e funksionarëve. Sipas tij korrupsioni është në funksionimin e administratës, andaj shtoi se nuk do të kërkohet përgjegjësi nga zëvendëskryeministri për luftën e korrupsionit Ljupço Nikollovski.

“Askund në eshalonin më të lartë, por edhe në eshalonin e dytë nuk është gjetur korrupsion. Do të thotë nuk është gjetur korrupsion tek ministrat dhe drejtorët, por është gjetur, sipas analizave, në pjesën e funksionimit të administratës në institucionet publike”, deklaroi Zaev.

Zaev gjithashtu deklaroi se edhe Komisioni anti-korrupsion jo çdoherë ka të drejtë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments