15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeNUMRI I STUDENTËVE TË DIPLOMUAR NË MAQEDONI ËSHTË ULUR PËR 12.3%

NUMRI I STUDENTËVE TË DIPLOMUAR NË MAQEDONI ËSHTË ULUR PËR 12.3%

Gjithsej 6.907 studentë i kanë përfunduar studimet deridiplomike vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Në krahasim me 2019, numri i studentëve që kanë diplomuar është ulur për 12.3%.

Vitin e kaluar, 5.056 studentë kanë diplomuar në universitetet shtetërore, 1.831 në universitetet private, ndërsa 20 në fakultetet fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë studentë (2.624) kanë diplomuar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup.

I dyti sipas numrit është Universiteti i Tetovës, tek i cili vitin e kaluar kanë diplomuar gjithsej 1.041 studentë, më shumë në degën e mjekësisë dhe shkencat juridike.

I treti në listë tek i cili kanë diplomuar më shumë studentë është Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, ku kanë diplomuar 763 studentë.

Sipas të dhënave të ESHS-së, nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve 81.9% kanë qenë të rregullt, ndërsa 18.1% me korrespodencë. Nga numri i përgjithshëm, 37% kanë diplomuar në afat, ndërsa 63% kanë diplomuar pas afatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments