6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk respektoi masën për vetëizolim, 2.000 euro dënim për personin nga Koçani

Nuk respektoi masën për vetëizolim, 2.000 euro dënim për personin nga Koçani

Prokuroria Themelore Publike kërkon dënim për një person nga Koçani i cili dyshohet që ka shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht, ka kryer veprën penale “Mosrespektimi i rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”.

I akuzuari me datën 17.03.2020 pasi ka vizituar Suedinë për 4 ditë, vend ky me rrezik të lartë për infeksion me Covid 19, është kthyer në RMV dhe ditën e nesërme në kundërshtim me rregullat për izolim 14 ditorë është ekspozuar në hapësira publike.Prokuroria kërkon gjobë për të pandehurin në shumë prej 100 gjobave ditore respektivisht, dënim me 2.000 euro në kundërvlerë të denarëve.

linku https://www.brif.mk/kaznen-nalog-za-zhitel-na-kochani-za-nepochituva-e-na-merkata-samoizolaci-a/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments