9.1 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeNuk mjaftonin iftaret, nisën edhe me syfyre! Fushatë dhe matje forcash politike...

Nuk mjaftonin iftaret, nisën edhe me syfyre! Fushatë dhe matje forcash politike në Ramazan 

Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka nisur fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, opozita e pushteti vazhdojnë takimet me qytetarët, po për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë vendosur që këtë ta bëjnë përmes iftareve e madje-madje edhe me syfyre.

Rastësi apo jo, nuk dihet, por dy kandidatët e përfolur për bartës liste në njësinë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti nga opozita VLEN, e Blerim Bexheti nga pushteti BDI, mbrëmë shtruan iftare në Saraj.

“Sonte në sofrën e iftarit bashkë me mbi 600 aktivistë të Lëvizja Demokratike në Komunën e Sarajit!”, shkroi Mexhiti, gjersa tashmë oponenti i tij politik Blerim Mexheti shkroi: “Iftar i shtruar sonte nga Shtabi Komunal i Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj”.

E sikur të mos mjaftonin iftaret, ka filluar edhe shtrimi i syfyreve në këtë prag të fushatës zgjedhore. Kjo u bë mbrëmë nga dy kandidatët shqiptarë për presidentë, Bujar Osmani i BDI-së dhe Arben Taravari i VLEN.

Osmani përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar bashkë me aktivistët e Degës së BDI-së në Shuto Orizare, gjersa shkruan se kjo degë e BDI-së “vazhdon të jetë degë shembull për aktivitet, kreativitet dhe para së gjithash për shërbim ndaj qytetarëve. Faleminderit degës dhe Kryetarit Ilaz Leskovica dhe kryetarit të forumit rinor Besnik Azemi”.

Nga ana tjetër, Arben Taravari, që është edhe kryetar i Gostivarit, syfyrin e ka kaluar bashkë me punonjësit e komunës. “Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Taravari në Facebook.

Kujtojmë se iftaret janë diçka që janë parë edhe më herët të bëhet nga subjektet politike dhe organizata të tjera, të cilët shtrojnë darka për nder të muajit të shenjtë të ramazanit, por syfyret janë “shpikje” e re e dy kandidatëve për presidentë në kuadër të kësaj fushate zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments