9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeNuk ka tërheqje nga etnia në letërnjoftime! Kjo mund të bëhet vetëm...

Nuk ka tërheqje nga etnia në letërnjoftime! Kjo mund të bëhet vetëm nëse e pengon integrimin e vendit në BE

Edhe krahas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, se rregullorja e unionit e ndalon shënimin e të dhënave personale të dokumente identifikimi, Lëvizja Besa nuk do të tërhiqet nga nisma e saj që në letërnjoftime që qëndrojë përkatësia etnike. Ambasadori ka folur për shtete anëtare të Bashkimit Evropian, thotë nënkryetari i Besës, njëherazi edhe deputet, Kastriot Rexhepi, duke shtuar se qëndrimin mund të ndryshojnë vetëm nëse ligji do të pengonte eurointegrimin.

 “Gjatë procesit të anëtarësimit, kur të jemi afër anëtarësimit, në rast se do të paraqitet ndonjë pyetësor i cili në mënyrë specifike do të tregojë që përmbajtja e përkatësisë etnike në letërnjoftime do të jetë pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, atëherë ne do të diskutojmë dhe do ta konsiderojmë. Për momentin shtete që nuk janë anëtare të BE-së, kanë autonominë e tyre për të vendosur për formën e dokumenteve të identifikimit”, deklaroi Kastriot Rexhepi – deputet i Lëvizjes Besa.Në një linjë duket të jetë edhe kreu socialdemokrat, Zoran Zaev, i cili pikërisht me premtimin për shënimin e përkatësisë etnike në karta identiteti, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Besa. Thotë se nuk di detaje të rregullativës që BE-ja dëshiron ta sjellë për të dhënat personale, por nëse ka kërkesë precize për këtë punë, Zaev nuk e vë në pikëpyetje rrugën e integrimit.

“Unë kam thënë se për mua është e pranueshme të qëndrojë përkatësia etnike e qytetarëve, normalisht pas shtetësisë, ne jemi vend multietnik. Gjithsesi që e pranueshme është që të jetë edhe opsionale, nëse dikush dëshiron ose jo të shkruhet kjo, por nëse Bashkimi Evropian ka direktivë konkrete dhe precize për këtë çështje, e dini se nuk kemi alternativë përskaj anëtarësimit të plotë në BE”, theksoi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ditë më parë, euroambasadori Dejvid Gir tha se rregullorja e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave personale e BE-së, e ndalon ndarjen e të dhënave personale si përkatësia racore dhe etnike, politike apo fetare. Zbuloi se në gusht të këtij viti BE-ja do të ketë rregullore me të cilën do të ndalohet vendosja jo vetëm e përkatësisë etnike në letërnjoftimet, por edhe asaj racore dhe fetare. Tani për tani në BE letërnjoftimet ende janë rregulluar nga ana e çdo vendi anëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments