10.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNuk gjejnë qetësi SHBA-të/ Pas sulmit në metro, të shtëna në një...

Nuk gjejnë qetësi SHBA-të/ Pas sulmit në metro, të shtëna në një qendër tregtare. Raportohet për numër të lartë të plagosurish

Policia amerikane ka raportuar se një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një qendër tregtare në Columbia të Karolinës së Jugut.

Nga të dhënat paraprake raportohet për një numër shumë të lart të plagosurish, por ende nuk ka një shifër të saktë të tyre.

Qendra tregtare po evakuohet, ndërkohë që oficerët e policisë kanë rrethuar zonën.

Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Lexington, hyrja e portës kryesore të qëndrës tregtare është mbyllur dhe u kërkohet njerëzve të bëjnë kujdes kur lëvizin në zonë.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas një sulmi që ndodhi në metron e New Yorku-ut, ku u plagosën 26 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments