Pronarët e tokave në Ballacë ku pritet të kalojë autostrada e re Shkup-Bllacë, kanë shprehur mospajtimin e tyre me ofertën për shpronësimin e tokave të tyre.
Ata thonë se shteti u ka ofruar 200 denarë për metër katror, ndërsa vlerësojnë se vlera reale është mbi 50 euro. Pronarët e tokave poashtu theksojnë se kanë paguar tatim rreth 3500 denarë, ndërsa për kompensim shteti u ofron një çmim nënçmues.
“Realzimi i autostradës nuk është në ndonjë interes të madh kombëtar, sa është në interes shtetëror, sepse R. e Maqedonisë vetëm me R. e Kosovës ka suficit në këmbimin tregtar dhe me gjitha shtetet tjera RMV ka deficit në këmbimin tregtar. Pra është interes i amdh shtetëror që të realizohet kjo autostradë. Ne për këtë jemi dakord,nuk jemi kundër, por nuk udhet që të dëmtohemi, duhet të na kompenzohet në mënyrë korrekte dhe reale toka që na merret, kjo është kërkesa jonë”, theksoi Rakip Doçi, pronar i tokës.
Banorët thonë se nuk janë kundër ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, mirëpo në fillim u kishin premtuar se tokat do t’i paguheshin nga 10 deri 50 euro, ndërsa në realitet i kanë ofruar prej 3,5 euro deri në 10./Tv21