Bashkim Hasani në Policinë financiare, KSHPK: Qeveria ta rishqyrtojë emërimin e tij për u.d. zv/drejtor

254

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, i rekomandoi Qeverisë që ta shqyrtojë vendimin për emërimin e shpejtë të Bashkim Hasani nga radhët e BDI-së për u.d. zëvendësdrejtor të Policisë Financiare. Ai erdhi në vendin e Berat Deharit, të cilit i skadoi mandati i dytë 4-vjeçar.

Komisioni njëkohësisht rikujtoi edhe për obligimet e organeve shtetërore gjatë procesit zgjedhor, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e resurseve shtetërore dhe shpalljen e projekteve.

“Duke pasur parasysh se Qeveria ka qenë e informuar se zëvendësdrejtorit paraprak i skadon mandati i dytë… domethënë ai ka pasur 2 mandate, ka pasur mundësi dhe kohë që të shpallë një konkurs. Megjithatë, në këtë rast fare nuk është publikuar konkurs. Për këto arsye, rekomandoj që ky vendim të rishqyrtohet edhe një herë dhe të zbatohet një procedurë ashtu siç duhet”, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit të antikorrupsionit.