16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBota"Nuk do të ndjej asgjë edhe nëse prekem", presidenti i Brazilit befason...

“Nuk do të ndjej asgjë edhe nëse prekem”, presidenti i Brazilit befason botën: Covid-19 është mashtrim mediatik (VIDEO)

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shprehur se “nuk do të ndjente asgjë” nëse do të infektohej me koronavirus.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të martën në mbrëmje, Bolsonaro u shpreh:

“Virusi ka mbërritur, ne po e luftojmë atë dhe së shpejti do të kalojë”, duke e cilësuar Covid-19 si “fantazi” dhe “mashtrim mediatik”.

Të martën, Bolsonaro bëri thirrje që jeta duhet të vazhdojë dhe vendet e punës të ruhen. Në një fjalim drejtuar kombit, ndër të tjera, ai u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërheqin masat e bllokimit.

Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Ai tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.

Vdekjet nga coronavirusi në Brazil të martën u rritën në 46 nga 34, dhe numri i rasteve u rrit në 2.201 nga 1.891, sipas shifrave të qeverisë.albeu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments