9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedoniNuk do të ketë takim liderësh, ministrat teknikë të VMRO-DPMNE-së do t’i...

Nuk do të ketë takim liderësh, ministrat teknikë të VMRO-DPMNE-së do t’i bojkotojnë seancat

Me shumë gjasa javën e ardhshme Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas çka do të duhet të zgjidhet edhe Qeveria teknike. Kryeministri pohon se pikërisht për këtë temë sot në mëngjes ka biseduar me Talat Xhaferin dhe Jovan Mitrevskin.

“Sot në mëngjes realizova takim me kryetarin e Kuvendit, z. Xhaferin, me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së dhe kandidatin për kryeparlamentar, Jovan Mitrevskin. Biseduam për kornizat ligjore për dorëheqjen dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, për zgjedhjen e Qeverisë teknike. E gjithë kjo procedurë do të zhvillohet sipas afateve ligjore deri në fund të javës që vjen”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

E sa i përket takimit mes Kovaçevskit dhe Mickoskit, të cilin paraprakisht e paralajmëronte kryeministri, siç duket nuk do të mbahet fare, pasi kreu i partisë opozitare këtë fundjavë njoftoi se për këtë gjë mund të bisedohet edhe përmes telefonit. Ky propozim duket se është i pranueshëm edhe për Kovaçevskin, i cili pohon se është në komunikim të vazhdueshëm me Mickoskin.

“Ne jemi në komunikim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, jo të gjitha takimet duhet të mbahen në salla për takime.. Kështu që, shumë gjëra mund të bëhen edhe përmes një bisede telefonike, ne jemi njerëz që njihemi, kemi edhe miq të përbashkët, udhëheqim dy parti politike që janë më të mëdha në vend dhe mendoj se ka gjëra që mund të bëhen e të cilat janë të natyrës teknike, siç është propozimi i ministrave në Qeveri teknike e kështu me radhë, caktimi i termineve të cilat janë të përcaktuara me ligj për t’u bërë në një mënyrë të këtillë. Pra, kemi komunikim”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por Mickoski në intervistën e djeshme për TV24 pohoi se nuk është në komunikim me Kovaçevskin për qeverinë teknike.

“Jo, nuk kemi komunikim për asnjë takim, jam në dispozicion për konsultime telefonike mbi këtë temë, kjo asnjëherë nuk ishte problem. Nuk duhet të bëjmë estradë nga e gjithë kjo situatë, punët duhet të lëvizin në mënyrë normale, tani nuk duhet ta ngarkojmë opinionin nëse janë takuar Micksoki dhe Kovaçevski, nëse janë dëgjuar, çfarë i kanë thënë njëri tjetrit, kjo duhet të jetë formalitet”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përveç asaj që paralajmëron se nuk do të votojnë për qeverinë teknike nën udhëheqjen e Xhaferit, Mickoski paralajmëron se ministrat e tyre që do të jenë pjesë e kësaj qeverie teknike, nuk do të marrin pjesë në seancat me çka në fakt paralajmëron bojkot të Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike.

“Nuk besoj se ministrat do të ulen në të njëjtën seancë, për shkak se atje ka edhe zëvendës ministra teknikë, ka ndihmës etj, në seancë të qeverisë mund të marrë pjesë kushdo që është në kornizë të asaj vertikaleje. Nuk besoj se ministrat teknike do t’i referojnë Talat Xhaferit dhe nëse kemi situata urgjente, MPB-ja kujdeset për sigurinë, atëherë kuptohet se do të ketë subordinim në organet e shtetit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria teknike duhet të votohet më 28 janar, ndërsa siç paralajmëroi kryeministri Kovaçevski, dorëheqjen duhet ta deponojë javën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments