Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 34 orësh dhe 92 km nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikimeve, sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë. (TCH)
Video