16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaNorvegjia dhe Danimarka hapin kufijtë për turistët

Norvegjia dhe Danimarka hapin kufijtë për turistët

Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar hapjen e kufijve për turistët, duke nisur nga 15 qershori, por kjo masë mbetet për suedezët, të cilët nuk vendosën masa kufizuese gjatë pandemisë së koronavirusit, ndonëse numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 4.395.

Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi në një konferencë për mediat nga Kopenhagen se Danimarka dhe Suedia ndodhen në dy faza të ndryshme sa i takon pandemisë dhe se nuk mund të rrezikojnë.

Ndërkohë Norvegjia do i hapë kufijtë për fqinjët, që nga fillimi i qershorit. Me rregullat e reja udhëzohet që personat që do të udhëtojnë për biznes nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Suedia, nuk do të jenë më subjekt për karantinën e detyrueshme për 10 ditë, aktualisht e aplikuar kryesisht për të gjithë ata njerëz që vijnë nga jashtë, shkruan BBC.

Por për suedezët u diskutua që të mos lejohen, për shkak të shtimit të të prekurve në ditët e fundit, por në fund qeveria vendosi që ta heqë një nismë të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments