Një grua 56-vjeçare viktima e parë shqiptare nga koronavirusi

164

Një grua 56 vjecare është shqiptarja e parë që ka humbur jetën në Itali si pasojën e koronavirusit.

Informacioni i cili u publikua fillimisht ne median lokale “Durresi Lajm” është konfirmuar edhe nga gazetari i Vizion Plus qytetin bregdetar pas kontaktit me familjarët e viktimës, përcjell Klan Kosova.

Bëhet fjalë për një grua e cila kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.

Ajo vuante nga diabeti dhe ishte infektuar me koronavirus nëpërmjet dhëndërrit të saj.

Gruaja është sjell në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore.

Ndërkohe dy vajzat që jetojnë në Itali dhe bashkëshorti i njërës prej tyre, të infektuara nga koronavirusi nuk kanë ardhur në Durrës për ti dhënë lamtumirën e fundit nënës së tyre për shkak se nuk mund të dilnin nga zona e kuqe në shtetin fqinjë ku është vendosur ushtria.