Ahmeti: BDI me mbi 90% kandidatë të rinj për deputet në këto zgjedhje

219

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar përfaqësuesen e lartë gjermane, zonjën Susanne Schütz, e dërguar speciale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e CEFTA, si dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih.

“Prioritet e Bashkimit Demokratik për Integrim janë Marrëveshja e Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, vettingu, sundimi i së drejtës dhe
drejtësia jo selektive, integrimi, vendet e punës, zhvillimi dhe rinia. Ndihma gjermane nuk ka munguar për vendin dhe rajonin tonë dhe për këtë
jemi shumë mirënjohës, ndërsa tani presim rrumbullakimin e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në muajin mars”, theksohet në komunikatën e kësaj partie.

Më tej nënvizohet se Ahmeti vlerësoi se në Maqedoninë e Veriut akoma bindjet e votuesve janë nga pikënisja e përkatësisë etnike. “BDI po punon që të përfiton besimin e qytetarëve dhe të vijojë me përpjekjet për një të ardhme të sigurt, zhvillim, vende pune, cilësi të
jetës, rini, drejtësi jo selektive. Tërë Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas është 100% janë të rinj, gati 100% të kryetarëve të degëve dhe të këshillave vendor, mbi 70% të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm janë të rinj, mbi 40% gra në të gjitha organet e partisë bashkë me Sekretarin për mundësi të barabarta, kështu që BDI u reformua tërësisht”, theksoi Ahmeti. Sipas tij, edhe listat e deputetëve do të jenë mbi 90% me kandidatë të rinj, që për herë të parë garojnë në zgjedhje parlamentare.