8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiNjë e treta e qytetarëve refuzuan ofertën e bankave për të prolonguar...

Një e treta e qytetarëve refuzuan ofertën e bankave për të prolonguar shlyerjen e kredive

Ndërmjet 30 dhe 40 për qind e qytetarëve nuk e pranojnë ofertën e bankave për prolongimin e shlyerjes së obligimeve. Te disa banka tashmë ka përfunduar afati i paraqitjes, te disa duhet të përfundojë këto ditë dhe javën e ardhshme duhet të dihet konkretisht sa prej klientëve nuk e kanë pranuar mundësinë për prolongimin e obligimeve sipas kredive.

Bankat ditëve të fundit prej marsit dhe ditëve të para të këtij muaji, ndërsa pas miratimit të Dekretit për lehtësimin e kushteve kontraktuese të kredive, me qëllim të tejkalimit dhe zbutjes së efekteve negative nga situata e krizës, në ueb-faqet e tyre publikuan një ofertë publike me kushtet për prolongimin e shlyerjes së obligimeve sipas kredive, kartelave kreditore dhe ngjashëm.  Personat fizik, sipas publikimit, duhet në mënyrë elektronike ose me shkrim, e në disa banka edhe përmes telefonit, të informojnë bankën në afatin e caktuar, në të shumtën e rasteve prej 10 ditëve, nëse nuk e pranojnë ofertën. Nëse nuk e informojnë bankën, oferta do të zbatohet me automatizëm.

Nga Banka Komerciale për MIA-n bënë të ditur se afati për refuzimin e ofertës publike ka skaduar më 9 prill dhe se 30 për qind e shfrytëzuesve të kredive e kanë refuzuar ofertën. Më 9 prill të vitit 2020 në orën 16:00 skadoi afati për refuzimin e ofertës publike për ndryshimin e kushteve të marrëveshjes për produktet kreditore të personave fizikë, që Banka Komerciale SHA Shkup e publikoi në faqen e saj të internetit më 30.03. të vitit 2020. Ajo kishte të bëjë me të gjithë personat fizikë – klientë të bankës, të cilët kanë kredi, kartela kreditore dhe/ose tejkalime të lejuara që më 29.02.2020 janë klasifikuar në kategorinë e rrezikut shkronja A, B ose C dhe nuk kanë status të ekspozimit jofunksional kreditor. Refuzimi i ofertës zhvillohej kryesisht përmes mënyrës elektronike, për formularit elektronik që Banka e zhvilloi në mënyrë speciale për këtë dedikim dhe sipas të njëjtit, 30 për qind e shfrytëzuesve të kreditit e refuzuan ofertën në afatin e parashikuar, me çka shlyerja e tyre e obligimeve sipas kredive vazhdon pa ndryshime, sqarojnë nga Banka Komerciale.

Nga Banka e Ohrit për MIA-n shprehen se afati ende nuk ka skaduar, dhe se nuk i kanë të dhënat konkrete, por se presin ndërmjet 30 dhe 40 për qind të shfrytëzuesve të kredive të refuzojnë ofertën.

– Në Bankën e Ohrit deri më ditën e djeshme zhvillohet procesi i grumbullimit të informacioneve nga klientët për refuzimin e ofertës për prolongimin e shlyerjes së obligimeve kreditore për gjashtë muaj, të publikuar në ueb-faqen e Bankës. Nga jehona e sotme, konsiderojmë se numri i klientëve që do të refuzojnë ofertën, gjegjësisht do të vazhdojnë me servisimin e rregullt të obligimeve të tyre do të arrinte rreth 30-40 për qind të numrit të përgjithshëm të klientëve – persona fizik të cilët shfrytëzojnë produkte kreditore nga Banka, bëjnë të ditur nga Banka e Ohrit.

Prej atje shtojnë se në raport me llojin e produkteve për të cilat klientët – persona fizik e pranojnë ose refuzojnë ofertën, mund të thuhet se është i ndryshëm për secilin klient, varësisht nga lloji i produktit që secili klient individual e shfrytëzon. Banka e Ohrit, përveç asaj që e publikoi ofertën për prolongimin e shlyerjes së obligimeve kreditore për gjashtë muaj, prej fillimit të prillit vendosi edhe lehtësime plotësuese për klientët për të gjitha aplikacionet e reja për produktet kreditore, edhe atë aprovim të kredive pa shpenzim administrativ për Kredit të lehtë kesh, Kredi banesore, Kredi hipotekare kesh dhe Kredi kesh me 100 për qind depozitë kreditore. Më pas aprovim të kredive banesore pa shpenzim për vlerësim, si dhe pa shpenzime për noter që do të mbulohen në shpenzim të bankës.

Shifra konkrete për atë se për çfarë qytetarët më së shpeshti kanë kërkuar që t’u prolongohen obligimet nga bankat paralajmërojnë pasi që t’i analizojnë të dhënat, por bëjnë të ditur se ata që kërkojnë të vazhdojnë të paguajnë kanë të bëjnë me të gjitha produktet që i kanë në bankë. Sipas ofertave të publikuara, pjesa më e madhe e bankave ofruan prolongim të shlyerjes së obligimeve për gjashtë muaj, gjegjësisht deri më 30 shtator të vitit 2020. Qytetarëve u ofrohej mundësi edhe për rifinancimin e kredive ekzistuese, si dhe aprovimin e kredive të reja me mundësi për shfrytëzimin e grejs-periudhës.

Ajo për çfarë kishin vërejtje qytetarët në raport me ofertën është se bankat gjatë periudhës për të cilën japin mundësin për prolongimin e shlyerjes së obligimeve, klientit i llogarisin interes. Prolongimin mund ta shfrytëzojnë të gjithë ata që nuk kanë kredi jofunksionale, deri më 29 shkurt të vitit 2020. Prolongimi i pagesës së obligime ka të bëjë me periudhën prej 1 prillit. Për muajin mars këstet sipas kredive qytetarët duhej t’i shlyejnë rregullisht.

Dekreti për lehtësimin e kushteve kontraktuese të kredive është miratuar në mënyrë që të tejkalohen dhe zbuten efektet negative nga situata e krizës. Prolongim të shlyerjes së obligimeve sipas kredive, krahas për personat fizik, bankat ofruan edhe te personat juridik prej tre deri në gjashtë muaj. Nga Banka e Ohrit na informojnë se në segmentin e korporatës zhvillohet komunikim i përditshëm me klientët dhe këtu diskutimet dhe vendimet zhvillohen në një ritëm më të ndryshëm, nevojiten më shumë analiza edhe nga ana e klientëve edhe nga ana e bankës.

– Deri tani edhe në këtë segment është solide jehona e klientëve të cilët duan të vazhdojnë me servisimin e rregullt të obligimeve të tyre por, duke marrë parasysh specifikën e segmentit, me të dhëna konkrete do të mund të dalim gjatë periudhës së ardhshme, pasi t’i përfundojmë analizat e hollësishme, shprehen nga Banka e Ohrit. Krahas mundësisë për prolongim prej gjashtë muajve të obligimeve sipas kredive në bankat dhe kursimoret, lehtësim të kushteve morën edhe shfrytëzuesit e kredive nga shoqatat financiare.

Qeveria miratoi dekret për zbatimin e Ligjit për shoqata financiare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që parashikon gjatë periudhës prej 1 prillit deri më 30 qershor të vitit 2020, personat fizik të cilët janë shfrytëzues të kredive sipas kontratave për kredi që janë lidhur deri më 31 mars të vitit 2020 t’i shlyejnë obligimet me anuitet mujor të ulur për së paku 70 për qind nga anuiteti i rregullt mujor, ndërsa shoqatat financiare nuk guxojnë të përllogarisin dhe arkëtojnë kompensime, shpenzime, provizione dhe/ose interesa ndëshkues.

Në përputhje me dekretin e miratuar të Qeverisë është parashikuar që prej 1 prillit deri më 30 qershor të vitit 2020 personat fizik të paguajnë më së shumti deri në 30 për qind të obligimeve sipas marrëveshjeve për lizing financiar të lidhura deri më 31 mars, me ç’rast afati për shlyerjen e anuiteteve mujore, gjegjësisht periudha e shlyerjes vazhdohet për më së paku 90 ditë.  Në mënyrë plotësuese, ofruesit e lizingut financiar gjatë periudhës prill-qershor nuk do të përllogarisin dhe arkëtojnë çfarëdo shpenzimesh (interesa, provizione).

– Obligimet në bazë të anuiteteve më pak të paguara gjatë periudhës prej 1 prillit të vitit 2020 deri më 30 qershor të vitit 2020 do të sistemohen në mënyrë të barabartë në anuitetet mujore që do të mbërrijnë pas 30 qershorit të vitit 2020. Gjatë periudhës prej 1 prillit deri më 30 qershor të vitit 2020 ofruesit e lizingut financiar mund t’i ndryshojnë edhe kushtet tjera vetëm për shkak të lehtësimeve të kushteve, ndërsa shfrytëzuesve që gjatë kësaj periudhe do t’i shlyejnë obligimet, ofruesit e lizingut financiar mund t’u japin leverdi të tjera në raport me shlyerjen e obligimeve, parashikohet me Dekretin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments