15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaKronikëNjë bankomat është hedhur në erë me eksploziv në një rrugë të...

Një bankomat është hedhur në erë me eksploziv në një rrugë të Butelit

Një bankomat i një banke vendore është dëmtuar plotësisht mëngjesin e sotëm, pasi i është vendosur një mjet shpërthyes, informon PRESSonline.al.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, nga ku thonë se mëngjesin e sotëm rreth orës 03:38 në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit, katër persona kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para nga ai, por ata dështuan në qëllimin e tyre.

“Me datë 06.06.2023 në ora 03:38 është raportuar në SPB Shkup se në zonën e Butelit katër persona të cilët kanë ardhur me veturë kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka njerëz të lënduar”. thuhet në informacionin e MPB-së.

Nga aty shtojnë se aktualisht ekipet policore janë duke e kontrolluar vendin dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Nga fotografitë e publikuara nga TV Sitel nga vendi i ngjarjes shihet se nga shpërthimi është dëmtuar plotësisht bankomati në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”. / PRESSonline.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments