Sllavonski Brod, 25 korrik – Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar këtë mëngjes, pasi një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga autostrada afër Sllavonski Brodit, bëri të ditur policia kroate,
Policia, rreth orës 6:20 të mëngjesit, mori një raport se një aksident trafiku kishte ndodhur në autostradën afër Sllavonski Brodit, pranë pikave pagesore rrugore, njoftoi agjencia e lajmeve HINA.
Policia po heton në vendin e ngjarjes.
Fillimisht nga disa media në Kroaci kishte informacion se autobusi kishte targa maqedonase. “Jutarnji”, i cili së pari njoftoi se autobusi ishte maqedonas, pastaj e ndryshoi atë në “një autobus me targa të huaja kombëtare”. Më shumë detaje priten më vonë gjatë ditës.