Një 21-vjeçar është në mesin e gjashtë pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 në spitalin e Tetovës në 24 orët e fundit.
Siç thotë koordinatori i Qendrës-Covid në Tetovë, Gëzim Nuredini, nga ora shtatë e ditës së djeshme deri në shtatë të mëngjesit të sotëm, gjithsej 17 persona u pranuan në spital, ndërsa nëntë u liruan nga spitali.
“Kemi gjashtë persona të vdekur, më i riu prej të cilëve është 21 vjeç. Numri i personave të shtruar në spital është 123, nga të cilët vetëm tetë persona kanë një dozë vaksinë, kurse vetëm shtatë persona kanë dy doza”, informoi Nuredini.
Për ekzaminim ose kontroll në ambulancën e qendrës së Kovidit kanë kërkuar ndihmë në 24 orët e fundit 188 persona.