13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeNikollovski në TV21 publikoi katër lista ku është nënshkruar Kastriot Rexhepi për...

Nikollovski në TV21 publikoi katër lista ku është nënshkruar Kastriot Rexhepi për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”(video)

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është mysafir në ClickPlus në TV21. Ka folur për gjendjen politike, dështimin për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2” dhe hamendësimin e deputetit Kastriot Rexhepi.

Nikollovski në studio ka publikuar lista dhe thotë se Rexhepi ka nënshkruar në katër lista dhe se ka folur kundër Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev.“Kur u iniciua tërë puna, ideja e deputetëve të partisë politike Besa ishte që të nënshkruhen të fundit në listë, kurse Rexhepi të jetë i 61-të. Aq shume fliste kundër Qeverisë dhe Zaevit, dëshiroi të jetë i 61-të dhe ja u nënshkrua. U nënshkrua në katër lista si deputeti i 61-të, pasi sipas tij, Qeveria duhet të binte. Edhe kjo ishte pak, në një intervistë që u realizua mes dy rretheve zgjedhore, ai tha se Qeveria duhet të bie”, tha Nikollovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments