19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMPJ E BULLGARISË: NUK DO TË MBËSHTESIM ÇELJEN E NEGOCIATAVE ME RMV-në

MPJ E BULLGARISË: NUK DO TË MBËSHTESIM ÇELJEN E NEGOCIATAVE ME RMV-në

Bullgaria nuk mund ta mbështesë mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me RMV-në.

“Korniza aktuale për aderimin e RMV-së, nuk i reflekton propozimet e palës bullgare dhe për këtë shkak nuk mund të mbështesim nisjen e negociatave” – kanë thënë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Shefi I diplomacisë, Svtelan Stoev, në kabinetin e tij, të enjten, ka pritur ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së si dhe u.d Shefin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Bullgari, ku i ka njoftuar për ngjarjet aktuale pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, si dhe për prioritetet e pozicioneve bullgare që lidhen me agjendën evropiane.

Lidhur me negociatat për anëtarësimin e RMV-së, sic transmeton BGNES, Stoevi ka theksuar përpjekjet që i ka bërë Bullgaria që t`i zgjidh çështjet e hapura me Shkupin, dhe se nuk ka progress në implementimin e Traktatit të Miqësisë.

Ministri I jashtëm bullgar ka theksuar se pala bullgare ende është në pritje të hapave konkret nga Shkupi për plotësimin e obligimeve duke llogaritur heqjen dorë nga pretendimet territoriae dhe ndaj pakicave, ndaljen e gjuhës së urrejtjes, ndryshimin e librave shkollor dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve me vetëpërcaktim bullgar.

“Nuk shohim progress, për shkak se nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e këtyre çështjeve” – ka theksur shefi I diplomacisë bullgare.

Në këto rrethana, sipas Ministrit të Jashtëm Stoev, Bullgaria nuk mund të mbështesë mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Paralelisht, Stoevi ka konfirmuar mbështetjen për Shqipërinë që t`i nis negociatat me BE-në./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments