7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeNikolla Dimitrov do të këshillojë qeverinë Kurti

Nikolla Dimitrov do të këshillojë qeverinë Kurti

Ish-zëvendëskryeministri për Eurointegrime dhe Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov është i angazhuar në gjetjen e hapave të mira diplomatike për Kosovën si shtet dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Përvoja e tij nga negociatat me Greqinë dhe mbi të gjitha në gjetjen e zgjidhjes së kontestit me fqinjin jugor dhe në formulimin e marrëdhënieve të ndërsjella me Marrëveshjen e Prespës, duket se eshtë përvojë e vlefshme për Prishtinën, duke marrë parasysh marrëdhëniet me Serbinë, bllokimin në pjesë e integrimeve ndërkombëtare të Kosovës nga ana e Beogradit, mosnjohja e shtetit edhe brenda vetë Bashkimit Evropian, që de facto ai proces është ende një sfidë në nivel botëror.

I pyetur nëse kjo do të thotë se ai është punësuar si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Nikola Dimitrov në një prononcim për MKD.mk thotë se është angazhuar si projekt joqeveritar.

“Jam i angazhuar nga Balkan Policy Research Group, një organizatë joqeveritare në Prishtinë, në një projekt që synon forcimin e stabilitetit dhe shtetësisë, si dhe të agjendës evropiane të Kosovës. Ndër të tjera kam ndihmuar edhe në liberalizimin e vizave për fqinjin tonë”, na tha Dimitrov.

Angazhimi i tij, siç thotë Dimitrov, është part-time dhe nuk do jetojë në Prishtinë.

I pyetur nga MKD.mk nëse ndoshta është konsultuar nga qeveria e Kosovës në kuadër të marrëveshjes së arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe nëse në atë marrëveshje ka ndonjë element këtu që mund të jetë marë nga Marrëveshja e Prespës në të cilën rolet kryesore luanin Dimitrov dhe shefi i atëhershëm i diplomacisë greke Nikos Kozias, ai ka dhënë një përgjigje mjaft të tërthortë, por diplomatike. Në të njëjtën kohë, krijohet përshtypje se Dimitrov po paralajmëron Prishtinën, por edhe BE-në, nën ombrellën e së cilës ishte takimi i fundit i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Ohër, se “premtimet pritet të realizohen”.

Në këtë drejtim Dimitrov thotë se Maqedonia e Veriut ka plotësuar obligimet e mara duke ndryshuar emrin, por BE “nuk ka mbajtur premtimin” dhe kjo i dekurajon liderët ballkanik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments