12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNga sot ndalohet tubimi i më shumë se pesë personave, masat mund...

Nga sot ndalohet tubimi i më shumë se pesë personave, masat mund të shtrëngohen

Temperatura prej 24 gradësh e gjallëroi Shkupin. Shpatet e Vodnos, tërheqëse për një shëtitje në diell. Megjithëse rekomandimi është të qëndroni në shtëpi, banorët e Shkupit vendosën të kalojnë një pjesë të mëngjesit në natyrë. Qytetarët pushtuan malin me makina, biçikleta, motoçikleta ose në këmbë. Ulëset në Vodnon e mesme të stërmbushura, por të stërmbushur edhe kontejnerët. Policia është e pranishme. Megjithatë, me masat e reja të qeverisë, qasja në Vodno është e kufizuar. Nga ora gjashtë pasdite deri në gjashtë të mëngjesit është e ndaluar qasja. Gjithashtu ndalohet edhe mbledhja e më shumë se pesë personave në publik . Policia është urdhëruar t’i prishë grupet dhe të forcojë kontrollet në parqe. Një nga masat e qeverisë është që rojtarët të kontrollojnë hyrjen dhe daljen e marketeve, farmacive, zyrave postare. Masa tashmë po respektohet. Në radhë, qytetarët presin që t’i thërrasë sigurimi për të hyrë dhe të blerë.

A e kishit patjetër të dilni nga shtëpia për të blerë produkte ushqimore?

E kisha patjetër dhe dola. A nuk ka dikush më i ri ta bëj këtë në vend që ta bëni ju? Jo, jam vetëm me gjyshen”.

Më mirë është kështu, të mos hyjnë të gjithë, një nga një. Njerëz ka edhe në rrugën që çon drejt Bit Pazarit. Qytetarët dhe shitës nëpër tezga të improvizuara.

Nga policia sqarojnë se për momentin nuk ka njoftime për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, por shtojnë se nuk do të tolerojnë tubime publike në qiell të hapur për argëtim.

Nëse nuk respektohet vendimi i Qeverisë i miratuar në seancën e mbrëmshme për ndalimin e grumbullimit të grupeve të njerëzve prej 5 e më tepër, pjesëtarët e MPB-së do të ndërmarrin masa për shpërndarjen e grupit duke e paralajmëruar- deklaroi Naqe Çulev, Ministër i punëve të brendshme.

Policia me vendime të Qeverisë do e përforcojë kontrollin në Sopishte dhe Sonje, ku pas mbylljes së kafeneve, filloi praktika e dhënies me qira të vilave për organizimin e ahengjeve. Pronarët e objekteve dhe ata që do gjenden aty do përgjigjen për mosrespektim të masave të Qeverisë.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments