9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNga sa milion u ndoq debati i fundit Trump-Biden dhe kush e...

Nga sa milion u ndoq debati i fundit Trump-Biden dhe kush e mban rekordin

Një total prej 55.2 milion njerëz ndoqën debatin midis presidentit republikan Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden të enjten mbrëma.

Numrat kanë rënë në lidhje me debatin e tyre në shtator, por ato nuk janë përfundimtare, sepse shikuesit e operatorëve kabllorë duhet të shtohen në shifrën e përmendur, raporton Reuters, duke iu referuar informacionit të CNN.

Në shtator, të dhënat paraprake treguan se 62 milion njerëz ndoqën debatin.

Gjatë të enjtea mbrëma, Biden përsëriti sulmet ndaj Trump, duke kritikuar mënyrën se si presidenti aktual i SHBA ka udhëhequr luftën kundër COVID-it, ndërsa Trump u është përgjigjur pretendimeve të korrupsionit kundër Biden dhe familjes së tij.

Ishte kjo përballja e fundit e kandidatëve përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Debati presidencial më i shikuar në historinë e SHBA u zhvillua në 2016 midis Trump dhe Hillary Clinton dhe u ndoq nga 84 milion shikues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments