3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMelania Trump refuzon ashpër ta mbajë dorën te ajo e Donald Trump...

Melania Trump refuzon ashpër ta mbajë dorën te ajo e Donald Trump në fund të debatit (VIDEO)

Melania Trump ashpër e hoqi dorën nga ajo e burrit të saj të enjten mbrëma derisa ishin duke ecur në skenën e debatit të fundit presidencial – një reagim që bëri që shumë njerëz në mediat sociale të ngrejnë vetullat habitshëm.

Në fund të diskutimit 90 minutësh, të dyja, gruaja e Trump dhe ajo e Joe Bidenit, shkuan drejt skenës për të përgëzuar bashkëshortët e tyre, njofton Klan Kosova.

Ishte hera e parë që kur Melania Trump, 50 vjeçe, është parë në publik pas infektimit me koronavirus më 1 tetor.

Ajo eci për të përshëndetur burrin e saj, përshëndeti shkurtimisht turmën dhe më pas u zhvendos për t’u larguar nga skena.

Trump, 74 vjeç, e kapi për dore, por ajo e tërhoqi me shpejtësi mbrapa dhe doli nga skena, shkruan The Independent.

“A e pa dikush që Melania e hoqi dorën nga ajo e Trump?”, pyeti një person në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments