18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNga e shtuna Gjermania hap kufijtë me Austrinë, Francën dhe Zvicrën

Nga e shtuna Gjermania hap kufijtë me Austrinë, Francën dhe Zvicrën

Turizmi europian mori mbështetje morale dhe financiare nga Komisioni pas rekomandimit për të hapur kufijtë gjatë sezonit të verës.

Nga jo e shtunë Gjermania ka njoftuar hapjen e kufirit me Austrinë, Francën dhe Zvicrën, ndërsa në ndihmë të 100 mijë bizneseve të vogla do të jepen 8 miliardë euro.

Europianët që po shfrytëzojnë ballkonet për të marrë rrezet e diellit patën një mbështetje morale të mërkurën kur Komisioni Europian rekomandoi rihapjen e kufijve të mbyllur për të ngadalësuar koronavirusin. Me uljen e numrit të infektimeve nga Riga në Romë dhe heqjen graduale të masave kufizuese, shqetësim tani mbetet rindezja e motorëve të ekonomisë dhe rifillimi i udhëtimeve ndërkufitare brenda BE-së.

Konsumi për turizëm është shumë i rëndësishëm për ekonominë gjatë muajve të verë.

“Ne po ndihmojmë turizmin europian të rikthehet në shina, ndërsa garantojmë shëndetin dhe sigurinë. Sot ne propozojmë një përgjigje të përbashkët europiane për të menaxhuar sezonin veror 2020,” tha Thierry Breton, komisioneri Europian për tregun e brendshëm.

Hapje e kufijve nuk është e detyrueshme për 27 vendet anëtare të bllokut.

Disa vende do t’i rihapin kufijtë me fqinjët, ndërsa një pjesë e kufizimeve do të mbeten në fuqi, si për shembull në Spanjë dhe në Itali, dy prej vendeve të goditura më fort nga pandemia.

“Njerëzit duhet të jenë të lirë të udhëtojnë midis vendeve europiane. Ndaj ne po japim udhëzime për të rihapur nyjat e transportit pa rrezikuar shëndetin,” tha zv./presidentja e Komisionit Margrethe Vestager.

Komisioni gjithashtu njoftoi një fond prej 8 miliardë eurosh për të ndihmuar rreth 100 mijë biznese të vogla. Një plan do të hartohet edhe për rimbursimin e biletave të avionëve pas anulimit masiv të fluturimeve.

Gjermania ka njoftuar hapjen e kufirit me Austrinë, Francën dhe Zvicrën nga kjo e shtunë, ndërsa me pjesën tjetër të kontinentit nga 15 qershori.

Por hapja e kufijve duhet të shoqërohet edhe me rinisjen e fluturimeve. Për këtë janë përcaktuar rregulla të qarta e një prej tyre është mbajta e detyruar e maskës, ndërsa ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ulësja e mesit në avionë nuk është nxjerrë jashtë funksioni për të ruajtur distancën fizike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments