6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 49 shkolla, vetëm 3 shkolla shqipe përfitojnë buxhet për rikonstruim

Nga 49 shkolla, vetëm 3 shkolla shqipe përfitojnë buxhet për rikonstruim

lajmi interaktiv

Në mbledhjen prindore të Qeverisë me 27.07.2021 sipas ndodhisë ,doli se Artan Grubi ose nga lodhja iu përvodh ky vendim qeveritar ose mungoi nga mbledhja e Qeverisë (Artani e kishte detyrë kalimi i festimit të 20 vjetorit të MO dhe rreth 500.000 euro buxhet për manifestim nuk ishtëe kollaj tia nxjerrish Zaevit) sepse po të ishte ai i kthjellët nga 49 shkollat për rikonstruim jo 3 por asnjë në Gjuhën Shqipe nuk do kishte kaluar ,sepse ai është për multiarsimim,apo siç tha Денко Малески

flm Denko ..provojeni të kundërtën ….flm Artan sepse nga e kaluara e afërt ish Ministri i Arsimit Arbër Ademi na e lejoi pjesërisht këtë multiarsimim …nuk besojsh ja ndëgjoje dhe shikoje videon

Nuk është hera e parë nga Ministresha e Arsimit Mila Carovska që favorizon në mënyrë ekstreme Arsimin në Gjuhën Maqedonase në dëm të Arsimit në Gjuhën Shqipe…bile të mos i thuash në Qeveri Zaevit se as përqindja ligjore nuk është riparë …kjo të çmend a thua krejt bash krejt janë të kapur …Flm Zaev që u tregove internacionalist barem 3 shkolla do të riparohen …sa i majër ije Zoqi …ke mundur asnjë sepse kur përfaqsuesi i shqiptarëve në Qeveri Artan Grubi nuk kthen prapë …kemi mbetur të qeshemi Tetovarçe xhi na xhet …ha ha ..hi…hi…ho…ho …gjëra më të këqija po na presin …sepse Markezi nuk thotë kot Gjeneralit nuk ka kush ti shkruaje (e reinkarojmë për kushtet tona Zaevit nuk ka b …kush tia thotë)

=====================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://www.koha.mk/nga-49-shkolla-vetem-3-shqipe-perfitojne-buxhet-per-rikonstruim/

Nga 36 shkolla fillore, vetëm dy shkolla me mësim në gjuhën shqipe do të përfitojnë rikonstruim me buxhetin e MASH-it. Shkolla fillore “Ismail Qemali në Gostivar dhe “Faik Konica” në Radushë janë dy shkollat e vetme, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga MASH-i për të përmirësuar kushtet e mësimit. Në ndërkohë, nga 13 shkolla të mesme, që do të rikonstruohen me buxhet të MASH-it, vetëm një shkollë e mesme më mësim në gjuhën shqipe – në Gostivar, i është pranuar kërkesa për ndihmë

Shkup, 27 korrik – Tridhjetë e gjashtë shkollave fillore dhe 13 të mesme nën juridiksionin e komunave dhe Qytetit të Shkupit u janë aprovuar kërkesat për thirrjen publike për financimin e projekteve për rinovimin e objekteve shkollore nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila në ueb faqen e saj e publikoi rang-listën e projekteve nga aplikacionet e pranuara të paraqitura deri më 15 prill të vitit 2021. Në renditjen e shkollave fillore komunale, me më shumë pikë u pranua aplikimi për rindërtimin e shkollës fillore rajonale në fshatin Radibush në Komunën e Rankovcës, ndërsa në mesin e 13 shkollave të mesme, me më shumë pikë u pranua kërkesa për rindërtimin dhe përshtatjen e objektit të SHMK “Riste Ristevski-Riçko”, në Prilep. Nga 36 shkolla fillore, vetëm dy shkolla me mësim në gjuhën shqipe do të përfitojnë rikonstruim me buxhetin e MASH-it. Shkolla fillore “Ismail Qemali në Gostivar dhe “Faik Konica” në Radushë janë dy shkollat e vetme, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga MASH-i për të përmirësuar kushtet e mësimit.

Në ndërkohë, nga 13 shkolla të mesme, që do të rikonstruohen me buxhet të MASH-it, vetëm një shkollë e mesme më mësim në gjuhën shqipe – në Gostivar, i është pranuar kërkesa për ndihmë. Në njoftimin e MASH-it thuhet se paratë nga Ministria do të përdoren për të financuar aktivitete të ndryshme rindërtuese në shkollat në vendbanimet që u përkasin komunave: Krushevë, Kumanovë, Novac, Vallandovë, Shën Nikollë, Mavrovë dhe Rostushë, Kavadar, Saraj, Berovë, Radovish, Gjevgjeli, në shkollat fillore në Resnjë, Kavadar, Manastir, Makedonska Kamenicë, Ilinden, Koçan, Dellçevë, Prilep, Kumanovë, Gostivar dhe në Komunat e Shkupit – Kisella Vodë, Gjorqe Petrov, Butel dhe Aerodrom. Janë miratuar edhe kërkesat për rindërtimin e shkollave të mesme në Kavadar, Gostivar, Kumanovë, Shën Nikollë, Kërçovë, Dellçevë dhe Shkup (gjimnazi “Orce Nikollov”).

“Thirrja publike është shpallur me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së arsimit, ndërsa fondet për këtë qëllim do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përmes një procedure të furnizimit publik të zbatuar nga Ministria. Thirrja publike nuk i referohet financimit të projekteve në rast nevoje për rehabilitimin e objekteve shkollore të shkaktuara nga forca madhore (zjarri, përmbytja, tërmeti…), i cili kërkon rehabilitim të menjëhershëm dhe të paanulueshëm. Gjithashtu, të drejtë aplikimi nuk kanë objektet shkollore të ndërtuara në dhjetë vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e MASH-it. Thirrja publike është e hapur, vijon më tej njoftimi, pa afat për dorëzimin e aplikacioneve (kërkesave) dhe është i publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa vlerësimi dhe renditja e aplikacioneve të pranuara, sipas Thirrjes, do të kryhet disa herë në vit. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments