12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin...

Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë

Një muaj e gjysmë pasi filloi vaksinimi i qytetarëve në kufirin me Maqedoninë, ndërmarrja bullgare “Komak Medical” ndaloi punën më 31 korrik, konfirmoi pronari i kompanisë dhe mjeku Milen Vrabevski për korrespodentin e AIM-s nga Sofja.

Arsyeja e vendimit, sipas Vrabevskit, është se Maqedonia ka siguruar vaksina në qytete të ndryshme të vendit.
Pikat e vaksinimit të ndërmarrjes mjekësore bullgare veprojnë në zonën e pikave kufitare Stanke Lisiçkovo-Dellçevë dhe Zlatarevo-Novo Sello, midis dy vendeve dhe banorëve që dëshironin të vaksinoheshin nuk u duhej teste PCR për të hyrë në Bullgari.

Deri më tani, 3.200 qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar nga “Komak Medical” dhe atyre u janë lëshuar certifikata të vaksinimit”, tha Vrabevski për AIM.

Të gjithë ata që janë vaksinuar me një dozë do të mund të marrin të dytën deri më 31 korrik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments