9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 24 korriku përmbaruesit sërish do munden të bllokojnë llogari dhe të...

Nga 24 korriku përmbaruesit sërish do munden të bllokojnë llogari dhe të paguajnë borxhe

Përmbaruesit nga 24 korriku sërish do munden të bllokojnë llogaritë e qytetarëve dhe të kthejnë borxhet nga borxhlinjtë. Ndonëse dekreti paraprak i Qeverisë ishte ata të fillojnë me punë me 1 korrik, ky vendim u shty për 30 ditë. Nga Oda e përmbaruesve nuk duan të komentojnë si ndikon ky vendim në punën e tyre, por vetëm e kumtuan ditën prej kur sërish do munden të fillojnë me aktivitetet e tyre.

Dekreti është edhe 30 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundoi më 23.06.2020, që do të thotë se me datë 24.07.2020 vazhdon zbatimi i plotë i ligjit për përmbarim – thonë nga, Oda e përmbaruesve.

Shpërblimi në masë të madhe është zvogëluar, por problemi kryesor mbetet kamata. Kamatëvonesa llogaritet për çdo ditë në Maqedoni, madje edhe për këtë periudhë kur përmbaruesit nuk kanë punuar, kamata rritet për çdo ditë – u shpreh Marjan Risteski, Nisma “Stop për përmbaruesit”.

Për shkak të pandemisë Qeveria në muajin mars vendosi t’i pezullojë proceset e përmbarimit. Përmbaruesit nuk kishin të drejtë të bllokojnë llogari, e as të marrin borxhet, përveç nëse bëhet fjalë për marrje pagesash për alimentacion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments