15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiNga 1 dhjetori rikthehet tarifa e lirë gjatë ditës! Vlen për 200...

Nga 1 dhjetori rikthehet tarifa e lirë gjatë ditës! Vlen për 200 mijë konsumatorë, për tjerët rregullohet deri në fundvit

Tarifa e lirë e energjisë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në 15:00 do të jetë në dispozicion nga 1 dhjetori për rreth 200 mijë konsumatorë të cilët kanë të ashtuquajtur matës smart, dhe atyre që do të ofrojnë qasje të papenguar në matëset e EVN-së. Sasho Saltirovski, drejtor i EVN, u bëri thirrje përdoruesve që të sigurojnë qasje në matëset  e rrymës nëse duan të përdorin rrymën e lirë.

“Jemi drejt fundit të përgatitjeve, ashtu siç edhe premtuam, deri më 1 dhjetor gjithçka do të jetë gati. Disa prej matësve  janë “smart”, ato do t’i rregullojmë brenda natës dhe tashmë nga 1 dhjetori 200 mijë përdorues do të kenë vendosur tarifa dhe pjesa tjetër do të jetë gjatë muajit. Shumë do të varet nga konsumatorët. Kërkoj nga të gjithë qytetarët që t’i vënë në dispozicion matësit, që lexuesit tanë t’i lexojnë, sepse matëset vendosen gjatë leximit. Të gjitha ato që do të jenë në dispozicion gjatë muajit dhjetor do të vendosen. Më së shumti do të varet nga disponueshmëria e matësve”, tha Sasho Saltirovski drejtor i EVN-së.

Nga EVN Maqedoni thonë se humbjet më të mëdha të energjisë elektrike janë në qytetin e Shkupit. Nga kjo kompani theksojnë se humbjet nuk regjistrohen vetëm në qytete apo komuna ku është shumicë një përkatësi etnike.

 “Për shembull Tetova ka humbje më të vogla se Manastiri, kështu që nuk është e lidhur kjo etnikisht. Dhe do të doja këtë, ja në periudhën e fundit ishte shumë prezent në media. Varet nga rajoni dhe nga shumë faktorë të tjerë, politik, ekonomik, por nuk është e lidhur etnikisht sikurse është treguar. Për shembull Kërçova dhe Struga kanë humbje të vogla, në Shkup humbja e energjisë elektrike është 20%”, pohoi Sasho Saltirovski drejtor i EVN-së.

Në Haraçinë, matëset janë në rrugë dhe ka 10 për qind humbje në qershor dhe korrik, kështu që problemi tashmë është mesatar. Saltirovski njoftoi se problemet janë tejkaluar edhe në Likovë. Sipas tij kjo do të jetë komuna e parë në vend e mbuluar tërësisht me matëse “smart”.  Ndryshe energjia elektrike e lirë gjatë ditës u hoq nga 1 janari 2022, kur u vendosën tarifat bllok.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments