4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeNesër hapen kafenetë dhe restorantet, do të punojnë deri në orën 20:00

Nesër hapen kafenetë dhe restorantet, do të punojnë deri në orën 20:00

Prej nesër, qytetarët do të mund të pinë kafen e mëngjesit në baret dhe restorantet e tyre të preferuara, megjithatë jo në rrethana të njëjta si para pandemisë.  Pas rreth dy muajsh, që kur u vunë çelësin bizneseve të tyre, pronarët e bareve dhe restoranteve, do të mund të presin klientët e parë, të cilëve do të mund t’u shërbejnë deri në orën 20. Shumë individë kanë pritur me padurim të pinë kafe apo drekojnë me miqtë dhe të afërmit e tyre, megjithatë nuk do të mund t’i takojnë të gjithë njëherësh, sepse në një tavolinë nuk do të lejohen më shumë se 4 persona. Këta të fundit nuk është e thënë të jenë pjesëtarë të së njëjtës familje. Pronarët që  takuam sot, i gëzoheshin faktit që do të nisin me punë, por shfaqin pakënaqësi për disa pjesë të protokollit, siç është pika ku thuhet se për një tavolinë nevojitet 9.6m2.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se institucionet do të vëzhgojnë maksimalisht nëse  do të respektohen masat e cekura në protokollin në fjalë.

Sigurisht se ne do ta ndjekim se sa respektohen rekomandimet dhe protokollet në bazë të të cilave duhet të punojnë dhe që janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë. Sigurisht nëse ato respektohen do të hapen edhe ato me ambiente të mbyllura- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë.

Nga Shoqata e Odave Ekonomike thonë se ende po presin që t’u dorëzojnë versionin përfundimtarë të protokollit që më pas të dalin zyrtarisht me një qëndrim të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments