19.2 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeNesër do të vendoset nëse do të ketë orë të zgjatur...

Nesër do të vendoset nëse do të ketë orë të zgjatur policie edhe këtë fundjavë

Komisioni për sëmundje infektive do të ketë mbledhje nesër për të vendosur se si do të rregullohet lëvizja gjatë fundjavës së ardhshme, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencën e sotme për shtyp.

Gjatë së nesërmes, vendimi përfundimtar do të dihet në përputhje me rekomandimet e ekspertëve, si për hapat e ardhshëm të lirimit të masave, por edhe për një vendim se si do të organizohet lëvizja gjatë fundjavës.

Nesër do të diskutohet për fundjavën e ardhshme dhe masat do t’i propozohen Qeverisë. Ne kemi njoftuar hapjen e ambienteve të hotelierisë dhe po shqyrtojmë pushimet për fundjavë dhe vendimin për rekomandimet e ekspertëve do ta njohim nesër, tha Filipce.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments