Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 deri në 60 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 deri në 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Sipas LAMM-it, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata.
Prej atje rekomandojnë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.