7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaNë Poloni do të votohet nëpërmes postës, më 10 maj

Në Poloni do të votohet nëpërmes postës, më 10 maj

Autoritetet polake, të cilat kanë urdhëruar që qytetarët mbi moshën 60 vjeç të vendosen në karantinë, u kërkuan këtyre të fundit që të votojnë me postë për zgjedhjet presidenciale të 10 majit.

Kjo ka sjellë edhe kritika të shumta për konservatorët në pushtet për refuzimin e tyre për të shtyrë zgjedhjet presidenciale.

Opozita polake ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen në vjeshtë, pasi masat kundër pandemisë e bëjnë të pamundur fushatën elektorale.

Megjithatë, një sondazh i zhvilluar së fundmi zbuloi se 72% e polakëve donin që zgjedhjet të shtyheshin.

Por, parlamenti i mbizotëruar nga PiS ndryshoi sot Kodin Zgjedhor, që opozita e denoncon si shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës, çdo modifikim i Kodit Zgjedhor duhet kryer jo më vonë se gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Polonia, me 38 milionë banorë, ka patur deri sot më shumë se 1 400 raste të kontaminimit nga koronavirusi i ri, përfshirë 16 vdekje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments