8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeNë mungesë të kampusit, studentët e UNT-së do të bredhin nëpër godina...

Në mungesë të kampusit, studentët e UNT-së do të bredhin nëpër godina të ndryshme

Në muajin qershor diplomoi gjenerata e parë, por në mungesë të godinës universitare, studentët e Universitetit “Nënë Tereza” (UNT) vazhdojnë të bredhin nëpër objekte të ndryshme. Përveç në ndërtesën e lidhjes së sindikatave, tani studentet do të mësojnë edhe në hapësira e SH.F “Kongresi i Manastirit”, ku më parë kanë mësuar studentët e Universitetit të Tetovës. Për këtë rektori i UNT-së Aziz Pollozhani ka nënshkruar kontratë me kreun e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Kjo kontratë lidhet konform vendimit të Këshillit të Komunës së Çairit të miratuar më 10 shkurt të vitit 2017 dhe të gjitha predispozitat për të kaluar në dispozicion të plotë të universitetit Nënë Tereza u arritën pas vendimit të Universitetit Shtetërorë të Tetovës për të ndërprerë studimet e disperzuara këtu në Shkup – tha Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit.

Vec kësaj, nga Universiteti Nënë Tereza thonë se së shpejti në dispozicion do të kenë edhe një objekt tjetër, pranë kazermës Ilinden i cili u është dhënë në shërbim.

Hapësira e re përmban 50 mijë metra katrorë. Ka brenda saj një objekt prej 3 mijë metra katrorë për të cilën kemi projekt për rinovim dhe adaptim të tij për nevojat e ndjekjes së mësimit të UNT-së. Objekti fillon rinovimin në vjeshtë dhe planifikojmë që semestrin e ardhshëm një pjesë e studentëve të dislokohen aty ku do të krijohen kushtet optimale për mësim – u shpreh Naim Vranezi, Zëdhënës i UNT-së.

Ky objekt ndodhet në hapësira ku ishte premtuar ngritja e godinës universitare nga e cila ende nuk ka asgjë ndërkohë që premtimet nuk mungojnë. Ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se Qeveria ka kryer obligimet e saja dhe se tani po presin planin detal urbanistik, pa të cilin, pamundësohet fillimi i ndërtimit. Ministri i arsimit Ademi vonesat disavjecare i arsyeton me procedurat administrative

Në rastin e Nënë Terezës, është duke u punuar plani detal urbanistik, Qeveria e RMV-së, shtatë apo tetë objekte i ka ndarë në kazermën Ilineden për nevojat e objektit të Nënë Terezës, mjetet i ka ndarë, mbi 200 milion denarë që nuk janë pak për këtë vit 2019, që objektet për Nënë Terezën dhe kampusi universitarë të adaptohet dhe i njëjti të vihet në funksion të studentëve. Pse nuk ka ndodh kjo deri tani është si pasojë e procedurave administrative – tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në vitin 2017 në një deklaratë për Alast, Pollzhani pati pranuar se në emër të përshpejtimit të procedurave, kishte ndarë tender prej mbi 700 mijë euro për përpilimin e planit ideor. Megjithatë, deri tani nuk është hedhur as gur themeli i universiteti. Deri në çelës, i gjithë kompleksi universitar pritet të kushtojë rreth 25 milion euro, ndërsa vetëm projekti themelor ka kushtuar sa 3% e shumës së përgjithshme, mbi 700 mijë euro. Ndërtimi i kampusit universitar të Nënë Terezës ishte premtuar që në periudhën e qeverisjen e Nikolla Gruevskit kur edhe ishte marrë vendimi për themelimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments