Qeveria në seancën e sotme vendosi që të ndalojë rritjen e çmimeve të limonit, portokajve, mandarinave shkaku i tregëtarve që kishin rritur çmimet e frutave të jugut, ku çmimi i limonit u rrit drastikisht dhe arriti 180 denarë për kilogram, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë, shkruan InfoShqip.com
Kjo ngrirje e çmimeve do të zgjasë deri më 30 Prill të këtij viti. Ky vendim vjen si pasojë e keqpërdorimit të gjendjes së jashtzakonshme e cila ka ardhur si shkak i virusit COVID-19 të cilën tregtarët e shohin si mënyrë përfitimi.
Ky vendim vjen që të rregullojë edhe gjendjen e tregtarëve që të ketë blerje më shumë me qëllim që edhe të kthehet çmimi në nivel normal. Dënimet për ato tregtarë që do i thyejnë vendimet e qeverisë lëvizin nga 5 mijë euro poashtu edhe dënim me burg në përputhje me nenin 205 dhe 206 i Kodit Penal.
Vendimi do hyjë në fuqi menjëherë sa të shpallet në “Gazetën Zyrtare”